• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tenis/ Djokovic tërhiqet nga turneu i fundit Masters

25/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tenisti serb Novak Djokovic ka konfirmuar se nuk do të luajë në turneun e fundit Masters të këtij viti, atë Paris- Bercy, që nis së shpejti.

Një mungesë që mund t’i kushtojë shtrenjtë 37-vjeçarit, pasi jo vetëm që nuk do të mbrojë titullin e fituar vjet, por rrezikon të mos luajë në ATP Finals.

“Fatkeqësisht, këtë vit nuk do të luaj në Rolex Paris Masters. Më vjen keq për të gjithë ata që shpresonin të më shihnin të luaja atje: Lojtarët, sponsorët, organizatorët dhe tifozët. Është një turne i mrekullueshëm, kam shumë kujtime të mira atje, ndaj shpresoj të kthehem vitin e ardhshëm”, tha Djokovic.

Serbi e ka fituar 7 herë këtë turne në karrierën e tij, por duket se është i lodhur nga turneu kinez i Shanghai dhe ai i Riad, të luajtura dy javët e fundit. Ai rrezikon pjesëmarrjen në finalet e Torinos, duke mos pasur plane për të luajtur të tjera për të luajtur grumbulluar pikë.

Djokovic, aktualisht është në vendin e gjashtë në garën e ATP Finals, me 3.910 pikë dhe me shumë mundësi do të kalohet nga Ruud (3.845 pikë) e nga Rublev (3.620 pikë). Sfida mbetet për vendin e tetë mes Aleix De Minaur dhe Jack Paul, që së bashku me rivalë të tjerë do të luajnë si në Paris-Barcy ashtu dhe në Vjenë e Bazel.

Djokovic ka deklaruar më herët se nuk është i interesuar për të marrë pjesë në ATP Finals në Torino. Humbja e pikëve nga Paris-Bercy (1000) dhe ai i Torinos (1500, si kampion në fuqi) sipas të gjitha gjasave do ta zbresin atë nga “top-10” më të mirët në botë në fund të këtij viti.

 

 

Next Post

Mblidhen gjimnastet e Partizanit, sportistet ritakohen pas gjysmë shekulli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.