Tuesday, 26. May 2026
Sport

VIDEO/ Pjesë e moshave te Lacio, sulmuesi i Kombëtares U-19 tund rrjetën në Itali

GS 26/10/2024 1 Min. Lesezeit

Flavio Sulejmani ka gjetur golin me ekipin U-20 të Lacios. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 11-të të sfidës së sotme, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij kundër Sampdorias.

fl

Një ndeshje kjo e vlefshme për javën e nëntë të “Primavera”. Goli i Sulejmanit u shënua përmes penalltisë dhe është i dyti këtë sezon.

Kujtojmë se 18-vjeçari është pjesë e Shqipërisë U-19. Në miqësoren e fundit kundër Malit të Zi asistoi një gol në fitoren 3 me 2, teksa ishte dhe kapiten i ekipit.

Goli i Flavio Sulejmanit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: