• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përballja e vitit në Spanjë ndërmjet Real Madridit e Barcelonës

26/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

El Clasico apo përballja e vitit në Spanjë, ndërmjet Real Madridit e Barcelonës, vjen në një moment kur të dy ekipet janë në formë të lartë.

Pas dhjetë xhirove në La Liga, në tabelë janë Barca e Reali në krye, me vetëm tri pikë dallim, në favor të katalunasve, që vijnë në Bernabeu si lider dhe duke e mposhtur në Ligën e Kampionëve, gjigantin gjerman, Bayern Munchen.

Skuadra e Hansi Flickut, ka një fytyrë tjetër në këtë sezon, me një Barcelonë të ringjallur, përballë rivalit më të madh, ndaj të cilit prin në tabelë.

“mbretërit” në anën tjetër mund të barazohen me pikë në rast të fitores, dhe deri më tani janë skuadra e vetme pa humbje në Spanjë.

Kjo do të jetë përballja e 258-të në histori ndërmjet dy ekipeve, me Real Madridin që ka 105 fitore, Barcelonë 100-të dhe 52 ndeshje që kanë përfunduar pa fitues.

Në dy ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar Real Madridi kishte dal triumfues, por që skuadra e Ancelottit ishte qenë dominuese edhe në Kupë dhe në Superkupë.

Fitorja e fundit e blaugrana ishte ajo më 19 mars të vitit të kaluar.

Robert Lewandowski është figura kryesore te Barcelona sivjet me 12 gola si golashënuesi më i mirë i ligës, derisa në anën tjetër Kylian Mbappé është shënuesi më i mirë me gjashtë shënime.

Në të gjitha ndeshjet në shtëpi në këtë edicion, Real Madridi i ka fituar të gjitha, 15 pikë duke i realizuar madje 14 gola dhe skuadra është në seri prej 29 ndeshjeve pa humbje.

Next Post

Nga miq në Francë, Kamavinga dhe Rafinja u kthyen në rivalë në Spanjë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.