Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli ka zbritur në fushë në transfertën kundër Parmës me një maskë të veçantë.
Mbrojtësi i Empolit ka pësuar një dëmtim në fytyre dhe ka veshur një maskë të personalizuar, ku spikasin flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Ismalji luajti gjatë gjithë takimit në sfidën kundër Parmës që përfundoi në barazim 1-1. Mbrojtësi shqiptar është një pikë referimi në mbrojtjen e Empolit dhe një titullar fiks në skuadrën toskane.