Wednesday, 27. May 2026
Sport

Prijnë Ballkani e Malisheva

GS 27/10/2024 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës, kurse Malisheva dhe Drita u ndanë baras.

Renditjes tabelare i prin Ballkani me 18 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e dytë.

Prishtina e Suhareka kanë nga dy më pak në pozitat tre dhe katër, por që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Drita është e pesta me 15 pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Teilen: