Wednesday, 27. May 2026
Sport

VIDEO/ Kishte vetëm pesë minuta në fushë, Redon Xhixha shënon në fitoren e Qarabagut

GS 27/10/2024 1 Min. Lesezeit

Redon Xhixha gjen golin e dytë në kampionat azer në këtë sezon. Ish-futollisti i Tiranës dhe Laçit realizoi golin e dytë në fitoren 3-0 të Qarabagut përballë Shamakhit në javën e 11 të kampionatit.

Xhixha, në fakt, e nisi ndeshjen nga stoli dhe u hodh në fushë në minutën e 61-të. Pesë minuta më vonë tundi rrjetën për golin e 2-0, teksa në minutat e mbetura vendësit gjetën hapësirë për të shënuar edhe të tretin.

Goli i Xhixhës

Teilen: