Wednesday, 27. May 2026
Sport

VIDEO/ Del i dëshpëruar duke çaluar, surpriza në listën e fundit të Silvinjos dëmtohet pas 6 minutash në fushë

GS 27/10/2024 1 Min. Lesezeit

Adrion Pajaziti është dëmtuar në sfidën e sotme mes Goricës dhe Istrës. Mesfushori 21-vjeçar është në huazim te Gorica nga klubi i Fulham.

bandicam 2024-10-27 18-52-44-942

Fati i keq për të, që në minutën e gjashtë të takimit pësoi një dëmtim. Dhe pse mori ndihmën e shpejtë, sërish zëvendësimi ishte i detyruar te skuadra kroate pasi Pajaziti nuk mund të vazhdonte.

Kujtojmë se Pajaziti ishte surprizë nga Silvinjo në listën e Kombëtares për tetorin. Tashmë mbetet për t’u parë cila është shkalla e dëmtimit.

Dëmtimi i Pajazitit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: