Wednesday, 27. May 2026
Sport

Moment i artë për Cristian Shpendin: Jam i lumtur

GS 27/10/2024 1 Min. Lesezeit

Cristian Shpendi nuk humb asnjë mundësi në kampionatin e tij të parë në Serie B. Sulmuesi kuqezi, pjesë e Cesena-s vendosi edhe ndeshjen kundër Brescia-s me dy konvertime të patëmeta nga penalltia, pasi i ishte anuluar edhe një gol.

 “Ne luajtëm mirë ndeshjen dhe jam i lumtur që kam kontribuar me këto dy gola. Në të parin e kam vendosur topin mirë në kënd, në të dytën kam mashtruar portierin. Tani po e shijojmë momentin, por duam të jemi gati menjëherë për ndeshjen e së martës kundër Salernitanës”.

 

Teilen: