Me dygolëshin e shënuar në suksesin 2-0 përballë Breshias, sulmuesi shqiptar i Çezenës, Kristian Shpendi ngjitet në kuotën e 6 golave dhe kryeson i vetëm listën e golashënuesve në Serinë B italiane pas 10 javësh kampionat.
21-vjeçari vazhdon të shënojë rregullisht në kampionat dhe falë paraqitjeve të tij ka përfunduar në shënjestrën e shumë klube të mëdha italiane.
Shpendi është përzgjedhur në formacionin e javës së 10-të të Serisë B nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.