• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjionarët/ Asani dhe Shpendi shënojnë nga dy gola, Manaj gjen sërish rrugën e rrjetës me Sivasspor

28/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjionarët kuqezi kanë mbyllur një tjetër javë pozitive në arenën ndërkombëtare, duke regjistruar paraqitje të mira me klubet e tyre.

Jasir Asani shkëlqeu sërish në Champions-in e Azisë me klubin e Gwangju.

Në takimin ndaj Johor DT, sulmuesi kuqezi shënoi dy gola të shpejtë që në fillimin e takimit, ndërsa ndeshja u mbyll me fitoren e Gwangju 3-1. Gjithashtu, Asani ishte titullar edhe në takimin e fundjavës ndaj Incheon.

Rey Manaj po kalon një moment shumë të mirë me skuadrën e Sivasspor. Pas rikthimit nga dëmtimi, sulmuesi kuqezi po shkëlqen me gola dhe këtë fundjavë e gjeti sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Adana Demirspor. Sivasspor triumfoi në transfertë 4-2 dhe Manaj realizoi golin e tretë të ndeshjes që i dha avantazhin skuadrës së tij. Ky ishte goli i katërt i Manajt për këtë sezon në kampionatin turk.

Sulmuesi i Kombëtares U-21, Cristian Shpendi, shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Brescia në Serinë B italiane. Futbollisti kuqezi vulosi fitoren e Cesena-s me dy golat e tij. Shpendi zhbllokoi takimin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 15-të dhe gjeti rrugën e rrjetës sërish nga 11 metrat, në minutën e 53-të. Pas përfundimit të ndeshjes Shpendi u shpall lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8.7 nga sajti i specializuar për statistika sofascore.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Mitaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Keidi Bare, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ivan Balliu, Adrion Pajaziti dhe Qazim Laçi.

 

 

Next Post

Barazimi me Juventusin, Inzaghi: Jam i zhgënjyer, nuk duhet të na shënojnë 4 gola

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.