• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrahmani i Gjilanit shpallet “Ylli i Javës”

28/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori ofensiv i Gjilanit, Robert Rrahmani e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës.

FFK-ja, ka njoftuar të hënën se Rrahmani është zgjedhur “Ylli i Javës”, çmim ky që ndahet për lojtarin me performancën më të mirë pas përfundimit të secilës xhiro.

Komisioni i Veteranëve të futbollit, ka vendosur që çmimi “Ylli i Javës” ti ndahet Rrahmanit, i cili pati paraqitje të shkëlqyer në fitoren e Gjilanit 2:1 ndaj skuadrës së Llapit.

Në fakt, Gjilani fitoi me përmbysje të rezultatit, ndërsa Rrahmani ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm të trajnerit Ardian Nuhiu.

Krahas lojës së mirë, Rrahmani shënoi edhe golin e dytë për Gjilanin duke vulosur fitoren e ekipit vendas, i cili ka tubuar 12 pikë dhe renditet i dhjeti në tabelë.

Pasi mori çmimin për lojtarin më të mirë të xhiros së dhjetë, Rrahmani u shpreh tejet i lumtur që u vlerësua si më i miri.

Ai tha se renditja aktuale në tabelë nuk është realiteti i Gjilanit dhe se pret që ekipi të vazhdoj me paraqitje të mira dhe me rezultate pozitive pas triumfit ndaj Llapit.

Po ashtu, Rrahmani falënderoi edhe bashkëlojtarët dhe stafin teknik të Gjilanit, duke thënë se “pa ta, ky çmim nuk do të ishte i mundur”.

Xhiron e ardhshme, Gjilani e luan në udhëtim te skuadra e Ballkanit.

Next Post

Klubi i jep mbështetje të pakursyer futbollistit Erjon Morina

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.