Wednesday, 27. May 2026
Sport

Messi nuk e harron Barcelonën, përgëzon ish-ekipin e tij për fitoren ndaj madrilenëve

GS 28/10/2024 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi nuk e harron Barcelonën. Tetë herë fituesi i Topit të Artë, i cili po shijon një periudhë të dytë me Inter Miami në MLS, nuk e fshehu emocionin e tij pas fitores 4-0 të Barcelonës jashtë fushe ndaj Real Madridit -0 në “Santiago Bernabeu”.

Në një postim të Barcelonës në Instagram, “pulga” ka komentuar “sa fitore e madhe!!”, duke shtuar ikona me duartrokitje.

Dhe natyrshëm, përgjigja e kampionit të botës mori më shumë se një milion pëlqime! /vizionplus.tv

Teilen: