Wednesday, 27. May 2026
Sport

Moviola e Inter-Juventus/ Guida pothuajse perfekt me vendimet, por i heq shansin bardhezinjve për përmbysje (VIDEO)

GS 28/10/2024 2 Min. Lesezeit

Dy penallti që në pjesën e parë për Interin që kanë krijuar jo pak irritim te lojtarët e Juventusit, por sigurisht edhe te tifozët bardhezi. Vendimet duken të drejta nga Guida me gabime të vogla. inter juveMINUTA 3- Danilo ndërhyn me një kohë vonesë ndaj Markus Turam në mesin e fushës. Arbitri akordon vetëm goditje dënimi, por mund të kishte edhe një karton të verdhë për mbrojtësin brazilian.

PENALLTIA E PARË- Një ndërhyrje e Danilos ndaj Markus Turam në minutën e 14-të që tregohet më i shpejtë në rifitimin e topit në zonë dhe prek topin, përpara se Danilo të godasë këmbën e sulmuesit francez. Guida akordon menjëherë penallti që konfirmohet edhe nga gjyqtari i sistemit VAR. Vendimi i drejtë pasi kontakti është i dukshëm. (VIDEO)

GOLI I VLAHOVIÇ- Juventusi vendos baraspeshën në minutën e 20-të dhe goli i Vlahoviç është i rregullt. Duket si një pozicion jashtë loje i Mek’Kenit që jep asist, por amerikanin e mban në lojë Dimarko. (VIDEO)

GOLI I UEAH- Në minutën e 27- të, Timothi Ueah gjen rrugën e rrjetës duke kaluar në avantazh Juven, pas një lëvizje të mirë në zonë të Konseisaos dhe pasimit të saktë. Ueah është në pozicion të rregullt.  (VIDEO)

PENALLTIA E DYTË- Vetëm një minutë pasi Interi barazoi shifrat në 2-2, një top në zonë shkon drejt Dumfris që shkon të stopojë topin me gjoks, por Kalulu e godet nga pas. Edhe në këtë rast penalltia qëndron sepse Kalulu godet Dumfris përpara se ky i fundit të prekë topin me dorë. Sërish Guida akordon 11-metërshin që konfirmohet sërish nga sistemi VAR. Në të dyja penalltitë vendimet duken të drejta. VIDEO)

MINUTA 85- Kalulu rifiton topin në mesfushë dhe ka shansin që të nisë Juventusin në kundërsulmin që mund të çonte ndeshjen në 5-4. Arbitri ndalon lojën për një ndërhyrje të Kalulut ndaj Mikitarian. Në të vërtetë ndërhyrja ishte e pastër dhe këtu Marko Guida gabon.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: