Wednesday, 27. May 2026
Sport

Pak para ceremonisë, mediat zbulojnë fituesin e Topit të Artë

GS 28/10/2024 1 Min. Lesezeit

Pak para ceremonisë kanë dalë rezultatet e Topit të Artë 2024, teksa fituesi do të shpallet në ceremoninë në “Théatre du Chatelet” në Paris.

Sipas medias spanjolle “Marca” , Topi i Artë do të… presë për disa orë derisa të kalojë në zotërimin e Vinicius Junior.

Braziliani, me Real Madridin fitoi La Ligën e sezonit 2023/2024 dhe Ligën e Kampionëve, duke shënuar 24 gola së bashku me 11 asistime.

Treshja plotësohet nga mesfushori i Mançester Sitit, Rodri (i dyti), me bashkëlojtarin e Vinicius te madrilenët, Jude Bellingham (i treti). /vizionplus.tv

Teilen: