Wednesday, 27. May 2026
Sport

SuperMario Baloteli është kthyer! Sot firma me klubin e Serisë A: Do ta shihni nëse kam zjarr brenda

GS 28/10/2024 1 Min. Lesezeit

Mario Baloteli po bëhet gati për aventurën e tij ët re në Serinë A. Sulmuesi italian, pas shumë ditësh negociata, ka gjetur akordin me Xhenoan dhe do të bëhet pjesë e klubit të njohur që aktualisht po vuan në zonën e rrezikshme të klasifikimit të Serisë A.

sdfsdfsdfdsfdsfds

Lojtari ka zbarkuar që sot në mëngjes në qytetin e Xhenovas dhe menjëherë ka shkuar për të kryer vizitat mjekësore që nevojiten para se të hedhë firmën në kontratë. Një kontratë që do e lidhë me klubin deri në fund të këtij sezoni, me të drejtën e rinovimit të saj edhe për një tjetër.

Por a është Baloteli ende në gjendje të dhurojë diçka në futbollin e rëndësishëm “Sinqerisht, nuk kam shumë dëshirë të flas, por të luaj. Shpresoj të jem gati shpejt”, tha shkurtimisht Baloteli, i cili nuk shmangu batutat e zakonshme. “A kam ende zjarrin brenda? Do ta shihni”, theksoi ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: