• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Curry “tradhëton” Golden State/ “Ylli” i NBA dëmtohet, Warriors regjistrojnë humbjen e parë

28/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes në NBA, kjo edhe për faktin se Golden State debutonte në shtëpinë e tij pas dy ndeshjeve të para të fituara në transfertë në sezonin e ri.

Por pritshmëritë për Stephen Curry dhe shokët e tij u zhgënjyen me humbjen 104-112 përballë Los Anxheles Clippers.

Të udhëhequr nga James Harden, që duket se është kthyer në versionin  e tij më të mirë, miqtë arritën të fitonin një sfidë me të vërtetë të vështirë dhe të vendosur vetëm në periodën e fundit.

Kjo edhe për shkak të dëmtimit të Curry, që la parketin tetë minuta nga mbyllja e ndeshjes.

Harden ishte njeriu i triumfit për Clippers me 23 pikë, ndërsa po aq realizoi edhe Zubak, qëndra kroate, që bëri punën e “pisët” poshtë tabelave.

Me Curry që mbylli ndeshjen me 18 pikë, për të zotët e shtëpisë nuk mjaftoi Wiggins, në rolin e shënuesit më të mirë të sfidës me 29 pikë.

Ajo që po shpërblen të gjitha parashikimet në këtë nisje të sezonit në NBA është Oklahoma.

Thunders morën fitoren e tretë në tre ndeshje të luajtura, duke mundur Atlanta me rezultatin 128-104.

Në formatin “MVP”, Gilgeous-Alexander shkëlqeu sërish me 35 pikë. Nëse basketbollisti kanadez vijon me këtë ritëm, atëherë Oklahoma me shumë mundësi do të shpërblejë edhe parashikimet finale të këtij sezoni që e shohin atë pretendente jo vetëm në Konferencën e saj, por edhe në garën për titullin kampion. /abcnews.al

Next Post

Van Dijk për të ardhmen: Jam i qetë, të shohim se çfarë do të ndodhë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.