• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Revoltohet

29/10/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rivaliteti mes Max Verstappen (Red Bull) dhe Lando Norris (McLaren) u spostua nga Amerikë në Meksikë dhe me shumë gjasa do të vijojë deri në garën e fundit sezonale. Nëse në Amerikë komisarët penalizuan me 5 sekonda britanikun e McLaren, në Meksikë ndodhi e kundërta, me holandezin që u penalizua 20 sekonda.

Kjo bëri që 3 herë kampioni i botës në Formula 1 ta përfundojë garën në vendin e gjashtë dhe tashmë ka 47 pikë avantazh karshi Norris. Duke komentuar atë penalitet të dyfishtë (2 herë nga sekonda), Verstappen tha:

“Nuk kam çfarë të them. Qëndrimi i palëvizshëm për 20 sekonda në pit-stop është vërtet një kohë e gjatë”.

“Problemi më i madh në garë ishte se nuk kishim ritëm. Kam vuajtur shumë me gomat.

Ne nuk ishim në të njëjtën kategori si Ferrari dhe McLaren”, tha më tej Max Verstappen, që kërkon edhe mbështetjen e skuadrës për të mbrojtur avantazhin që ka ndaj Norris në renditje.

Në lidhje me incidentet në pistë, ai tha: “Nuk do ta ndryshoj mënyrën time të pilotimin. Herën tjetër do të sigurohem të kem diçka për të pirë në pit-stop. Sezoni ka ulje-ngritje, disa javë janë më të mira se të tjerat. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë për ta bërë makinën sërish konkurruese”.

Next Post

Mesazhi i Vinicius Jr pasi humbi Topin e Artë: Ata nuk janë gati!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.