• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rodri fitoi Topin e Artë, si votoi Shqipëria

29/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rodri, mesfushori i Spanjës kampionë Europë dhe një ndër protagonistët absolut të Manchester City, kampion i Anglisë, fitoi topin e artë 2024. Çmimi prestigjioz i dhënë nga revista France Futboll në bashkëpunim me UEFA-n kurorëzoi më të mirin e sezonit të fundit, pas votave të gazetarëve sportivë të 100 federatave me renditjen më të mirë në ranglistën e FIFA-s.

Rodri, i pari spanjoll që e mori këtë çmim pas mbi 6 dekadash, la pas Vinicius Junior, yllin Brazilian të Realit e po ashtu një tjetër lojtar madrilen sikurse anglezi Belingham. Pastaj me radhë u renditën, Karvahal, Haland, Mbappe, Lautaro Martinez, Lamin Jamal, Kros dhe Harri Kane.

Shqipëria përmes gazetarit Besnik Dizdari votoi për Rodrin pastaj Jamal dhe Carvahal, një votim jo pak polemizues duke qenë se Vinicius Junior ishte vetëm i shtati në këtë votim. Mesfushori spanjoll, i cili u paraqit me paterica në ceremoni, prej vitesh është lider i padiskutueshëm i Manchester City dhe i Spanjës. Ai vjen pas një sezoni mbresëlënës, ku u shpall edhe si lojtari më i mirë i Euro 2024 si kampion Europë me iberikët, pa lënë mënjanë kontributin e jashtëzakonshëm në sukseset e Manchester City.

Gjatë gjithë kohës  muajt e fundit ishte parë në fakt Vinicius Junior si favorit absolut, mirëpo golat me Realin për tu shpallu fitues i Champions League dhe i la ligës nuk i mjaftuan atij që të kthente Topin e  Artë në Brazil për herë të parë pas 17 vitesh. Polemikat madje për Vinicius Junior ishin të mëdha. Reali anuloi udhëtimin e delegacionit në ceremoninë  Parisit ku ishin disa lojtar, trajneri Anceloti dhe presidenti Perez, një vendim i paprecedentë që shkaktoi zhurmë shumë të madhe.

Klubi madrilen nuk tërhoqi çmimin për ekipin më të mirë të meshkujve, apo edhe ato për trajnerin më të mirë që u shpall Anceloti dhe golashënuesin më të mirë ku ishte Kilian Mbappe. Lufta e ftohtë Real-UEFA tani është edhe më e dukshme. Sa i takojnë çmimeve të tjera, vlen të theksohet ai i Lamin Jamal, ylli i Barcelonës dhe Spanjës që u shpall i riu më i mirë, ndërsa Emiljano Martinez për të dytin vit mori çmimin portieri më i mirë.

Tek femrat Topin e Artë e mori  për të dytin edicion radhazi Aitana Bonmatime Barcelonës, klub që fitoi madje çmimin e ekipit më të mirë të vitit tek femrat. Çmimin sekorates e meritoi futbollistja spanjolle Xheni Hermozo që pati guximin e denoncojë për ngacmim seksual ish presidentin e federatës spanjolle të futbollit, ndërsa një homazh i veçantë iu dedikua Kaizerit të futbollit gjerman, Franc Bekenbauer i ndarë nga jete në janar të këtij viti. /vizionplus.tv

Next Post

Bici, “mbretëresha” e rrjetës/ Volejbollistia shqiptare shkëlqen në Ligën italiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.