Interi nuk gabon në “Castellani” dhe fiton 3-0 përballë Empolit në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit italian.
Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola 0-0, por vendasit luajnë me një lojtar më pak që nga minuta e 31-të, pasi Goglichidze ndëshkohet me karton të kuq.
Sapo fillon pjesa e dytë Frattesi shënon golin e parë për zikaltërit. Mesfushori gjen sërish rrugën e rrjetës pak minuta më vonë, ndërsa Lautaro shënon golin që vulos përfundimisht fatin e këtij takimi.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardjan Ismajli ka luajtur si titullar për Empolin, ndërsa Asllani ka ndjekur ndeshjen nga pankina zikaltër.