E përditshmja spanjolle “AS” bën me dije se Reali i Madridit është i interesuar për të blerë yllin e Mançester Sitit, Rodri. Fituesi i çmimit “Topi Artë 2024” konsiderohet si një figurë e rëndësishme, e cila mund të marrë frenat e repartit madrilen në dorë pas tërheqejes së Toni Kros.
Edhe pse është ende herët të flitet për shifra mësohet se klubi madrilen do të tentojë gjithçka për ta marrë Rodrin në “Bernabeu”. Në këtë tratativë mund të ndikojë edhe situata në të cilën ndodhet skuadra e Sitit, të cilës i duhet që të mbrohet nga akuzat që i ka ngirutr Premier Liga për shkak të bilanceve dhe sponsorizimeve të dyshimta.