• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

T: KOK i reagon FFK-së për KAS-in

31/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i ka reaguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në lidhje me Këshillin e Arbitrazhit Sportiv, duke thënë se KAS-i është organ i pavarur dhe se nuk ndikojnë në vendimet e tij.

Sipas KOK-ut, secila ndërhyrje në vendimet e KAS-it, dëmton edhe frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional në sportin kosovar.

KAS-i, ditë më parë vendosi që vendimi i FFK-së për të mos licencuar FC Prishtinën për sezonin 2023/24 të garave evropiane ishte i padrejtë.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi i FFK-së, që tha se vendimi i KAS-it ishte konflikt interesi pasi nuk ishte nënshkruar nga të gjithë anëtarët e tij dhe përmban parregullsi të shumta ligjore e procedural.

Madje, paralajmëroi padi e kallëzim penal në institucionet e drejtësisë në Kosovë, si dhe shkroi se do ta njoftoi edhe CAS-in në Llozanë.

Gjithashtu, FFK-ja paralajmëroi edhe largimin nga KOK-u, i cili në reagimin e tij tha se ishte pikërisht federata e futbollit, ajo që e kishte propozuar Eroll Salihun për kryetar të KAS-it.

“KAS është një organ i pavarur, i cili zgjidhet nga Asambleja e Përgjithshme e KOK-ut dhe funksionon në përputhje me legjislacionin sportiv dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë sportive. Anëtarët që e përbëjnë KAS-in zgjidhen po ashtu nga Asambleja e KOK-ut për ciklin olimpik 2021-2025 dhe pikërisht z. Eroll Salihu, si kryetar i KAS-it, është propozuar nga FFK-ja për anëtar, sikurse anëtarët tjerë nga federatat tjera”, thuhet në reagim të KOK-ut.

Më tej, KOK-u ka bërë të ditur se KAS-i nuk i raporton për vendimet që i merr ashtu siç kishte pretenduar FFK-ja në reagimin e saj.

KOK-u në reagim ka vlerësuar lart kontributin e FFK-së dhe çdo federate tjetër për punën por ka shtuar se kërcënimet dhe presionet për shqyrtim të anëtarësisë në KOK, për shkak të një vendimi të KAS-it, janë të papranueshme dhe të cilat tentojnë të ndikojnë në rolin e KAS-it dhe pavarësinë e tij.

Prishtina në sezonin 2023/24 në garat evropiane u zëvendësua nga Dukagjini, ndërsa KAS-i vendimin për këtë çështje e ka marrë pas 17-të muajsh.

 

 

Next Post

​KOK-u i reagon FFK-së: KAS-i nuk është i yni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.