Flamurtari vuan përballë Lushnjës, por në fund arrin që të marrë fitoren e 9-të radhazi në kampionat dhe ngjitet i vetëm në krye të renditjes së Kategorisë së Parë.
Një gol i Atandës në limitet e kohës shtesë, i jep tre pikë të arta skuadrës vlonjate, që mposht Lushnjën 2-1, në sfidën që mbylli javën e 10-të të kampionatit.
Vlonjatët mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit të shënuar nga Trashi. Vendasit nuk arrijnë që të shënojnë golin e sigurisë dhe miqtë nga Lushnja arrijnë që të barazojnë shifrat në fundin e pjesës së dytë me Cankën. Në minutat e mbetura Flamurtari mundohet të gjejë golin e fitores dhe është Atanda ai që shënon në minutën e 98-të.
Vlonjatët ngjiten në kuotën e 27 pikëve dhe kryesojnë të vetëm renditjen e Kategorisë së Parë, ndërsa lushnjarët mbeten në kuotën e 12 pikëve në vendin e 6-të.