Thursday, 28. May 2026
Sport

NBA/ Milwaukee në krizë, Utah Jazz ende pa asnjë fitore

GS 01/11/2024 1 Min. Lesezeit

Vijon kriza e skuadrës së Milwaukee, që këtë sezon në NBA ka arritur vetëm një fitore në pesë ndeshje të luajtura.

Edhe sot, ekipi i Bucks u mund 122-99 nga Memphis, duke mbyllur renditjen në Lindje.

Antetokounmpo realizoi 37 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan, ndërsa për Memphis 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Jashtë fushe triumfon skuadra e Houston, që mundi 108-102 Dallas. Jalen Green me 23 pikë e 13 rebound ishte lider për miqtë.

Vijon sezoni me hope i Clippers, që në fushën e tyre u mundën 125-119 nga Phoenix (Booker realizoi 40 pikë), ndërsa San Antonio mundi 106-88 Utah Jazz, skuadra e vetme pa asnjë fitore këtë sezon në NBA (Wenbanayama 25 pikë).

Rezultatet

Memphis – Milwaukee           122-99

Dallas – Houston                    102-108

Utah Jazz – San Antonio         88-106

Clippers – Phoenix                 119-125

 

 

 

 

Teilen: