Thursday, 28. May 2026
Sport

NBA/ Kampionët pësojnë disfatën e parë, shkëlqejnë Oklahoma e Cleveland (Rezultatet)

GS 01/11/2024 2 Min. Lesezeit

Në NBA janë luajtur mëngjesin e djeshëm plot 11 ndeshje të vlefshme për sezonin e rregullt në të dyja konferencat. Spikat padyshim humbja e parë sezonale për Boston Celtics, me kampionët në fuqi që u mundën 135-132 pas kohës shtesë nga Indiana.

nba

Sfidë spektakolare, ku për Celtics nuk mjaftuan 85 pikët e trios Brown-TatumWhite. Për Pacers, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Mathurin me 30 pikë e Siakam me 29 pikë. Zhgënjen edhe ekipi i Lakers, që u mund 134-110 nga Cleveland, me Cavaliers që kryesojnë të vetëm renditjen në Konferencën e Lindjes me 5 fitore. Mobley me 25 pikë e Mitchell me 24 bënë diferencën në fushë për Cleveland.

Për t’u veçuar edhe koshi i parë i realizuar nga djali i Le Bron James, Bronny James JR, i cili u aktivizua pak minuta në këtë ndeshje, teksa krahas 2 pikëve, dhuroi edhe 2 asistime. Në Perëndim, kryeson Oklahoma, që këtë herë triumfoi në shifrat 105-93 kundër San Antonios, duke korrur fitoren e katërt radhazi. Thunder sikundër edhe Cleveland janë dy skuadrat e vetme që nuk e kanë provuar shijen e humbjes deri më tani në këtë nisje të sezonit të rregullt.

Dort me 20 pikë, Holmgren (19) e Gilgeous-Alexander (18) ishin protagonistët për një tjetër sukses për Oklahoman. Në tabelë pasqyrohen rezultatet e 11 ndeshjeve që u luajtën në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

rez

PANORAMASPORT.AL

Teilen: