• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Feronikeli ’74 tërhiqet nga vendimi për largimin nga garat

01/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi drenicas, Feronikeli ’74 është tërhequr nga vendimi i djeshëm (e enjte) për largimin nga të gjitha garat e organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Të enjten gjatë pasdites, Feronikeli ’74 lëshoi një komunikatë duke konfirmuar tërheqjen nga garat, pasi sipas tyre janë dëmtuar shumë nga gjyqtarët.

Megjithatë, nuk kanë vonuar as 24 orë dhe klubi nga “Rexhep Rexhepi” ka bërë një hap mbrapa, duke u tërhequr nga vendimi i djeshëm .

Është vet presidenti i klubit nga Drenasi, Erlind Krasniqi, i cili ka konfirmuar vendimin gjatë një konferencë për media ta mbajtur në fushën e stadiumit “Rexhep Rexhepi”.

“Prej kur kemi hyrë në Superligë, kemi qenë klubi më i dëmtuar”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi në konferencë.

Në anën tjetër, kapiteni i Niklit, Lapidar Lladrovic pati një kërkesë për FFK-në.

“Shpresojmë që FFK të reflektojë, sepse nuk po ndodh vetëm sivjet. Kemi qenë edhe vitin e kaluar një nga skuadrat më të dëmtuara në ligë”, ka thënë Lladrovci.

Ndryshe, Feronikeli ’74 momentalisht zë vendin e fundit në tabelë me vetëm tre pikë nga 11 ndeshje.

Klubi nga Drenasi i kthehet futbollit nesër (e shtunë), e pret Ballkanin në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Next Post

Sa përgjigje pozitive, Interi është gati që të mbrojë fronin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.