• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tetori, muaj fantastik për Barcelonën, La Liga i akordon tri çmime

01/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ecuri perfekte e Barcelonës gjatë muajit që lamë pas. As tifozi më ‘i sëmurë’ i ekipit ‘blaugrana’ nuk do ta kishte besuar që në pesë ndeshjet e muajit tetor, kryesuesit e La Ligas do të merrnin pesë fitore me një golaverazh të përgjithshëm 21 gola të shënuar dhe vetëm  dy të pësuar.

Dhe të mendosh që mes ‘viktimave’ të të besuarve të gjermanit Hansi Flick ishin Bayerni në Champions dhe Reali i Madridit në La Liga.

Muaji nisi me fitoren e thellë 0-5 në fushën e Young Boys, në Champions League, më pas suksesi 0-3 në fushën e Alaves, për të vijuar me fitoren e thellë 5-1 ndaj Sevillas në kampionat.

Por më e mira ende nuk kishte ardhur: Barcelona mori një fitore të madhe 4-1 përballë Bayernit, skuadër ndaj së cilës kishte pësuar së fundmi gjashtë humbje radhazi, për të kulmuar me shkatërrimin 0-4 të Realit në “Bernabeu”.

Si rezultat, La Liga u ka akorduar katalanasve tri çmime: trajneri më i mirë i tetorit (Hansi Flick), futbollisti më i mirë i tetorit (Robert Lewandowski) dhe Lojtari më i mirë U-23 i tetorit (Pedri).  

Image

Next Post

“Pendohet” strategu italian/ Sarri kujton me aventurë në Premier League: Largimi ishte gabim i madh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.