• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kimish ngre në piedestal Musialën: Të fut frikën, mund të kalojë mesfushën me vetëm një driblim

01/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Joshua Kimish vlerësoi shumë kolegun e tij të Bajernit, Xhamal Musiala, pas fitores 0-4 në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë në Mainc 05. cIu32oSAv4sM_BgNSTi9bNjhp_1440x960Në lidhje me tregolëshin e Musialës, Kimish tha për “ZDF”: “Pavarësisht nga golat e tij, ai mund të bëjë diferencën. Hapësirat në të cilat ai lëviz janë gjithmonë të zgjuara. Gjithashtu shumë e vështirë për ta kapur”. Kapiteni i kombëtares gjermane vazhdoi: “Xhamal gjithmonë mund të kalojë mesfushën me një driblim. Kjo sigurisht që është shumë e mirë për ne. Dhe nëse ai fillon të shënjestrojë qartë objektivin, atëherë është edhe më mirë. Ai djalosh të fut frikën”.

Joshua e analizoi lojën e skuadrës së tij në Mainc si më poshtë: “Është e qartë se në një ndeshje si kjo jashtë fushe, kur merr epërsinë herët gjërat behet më të lehta. Në përgjithësi, pjesën e parë e luajtëm shumë seriozisht, me shumë efikasitet”. 29-vjeçari shpjegoi: “Pjesa e dytë ishte ndoshta pak më e ngadaltë. Sigurisht që kundërshtari nuk donte ta bënte më presion të lartë. Kështu që ishte pak më e lehtë për ne të mbanim topin. Atëherë nuk ishim më aq të vendosur. Por mendoj se kjo ishte ndeshja jonë e nëntë jashtë nga 13 takime”.

Bajerni tani është në fazën e 16-të dhe me kë do të përballet do e zbuloj shorti të dielën. Kimish shpalli si synimin e tij finalen në Stadiumin Olimpik të Berlinit: “Duam të shikojmë nga raundi në raund. Synimi i madh është sigurisht Berlini. E di se çfarë ngjarje e madhe është finalja në Berlin. Por tani ne duam të fitojmë raundin tjetër”, e mbylli Joshu Kimish. Xhamal në javët e fundit po përjeton formë fantastike, ku në takimet me Bohumin dhe Mainc numëron 4 gola dhe 1 asist.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Monaco bie në shtëpi përballë Angers, asist për PSG-në

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.