Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji – Shqipëri, që u fitua nga kuqezinjtë në stadiumin “Mikheil Meskhi” me rezultatin 1-0.
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë me 26,875 mijë euro Federatën e Futbollit për hedhjen e sendeve në fushë dhe transmetimin e mesazheve jo sportive.
Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji-Shqipëri:
1. Të gjobisë FSHF-në në vlerën €6,875 për hedhjen e sendeve.
2. Të gjobisë FSHF-në në vlerën €20,000 për transmetimin e mesazheve jo sportive.
3. Vlera totale e gjobës prej €26,875 duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.
Federata e Futbollit i fton tifozët të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar për të shmangur çdo lloj problematike që mund të dëmtojë ekipin.