Tuesday, 1. September 2026
Sport

Manaj mungon në ndeshjen përballë Rizerspor, Sivasspor “tremb” Silvinjon

GS 02/11/2024 1 Min. Lesezeit

Rei Manaj mund të mos jetë gati për Kombëtaren kuqezi për ndeshjet e muajit nëntor. Ditën e sotme spikati mungesa e Rey Manaj në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Sivasspor për duelin me Rizespor.

Pak minuta më parë klubi turk ka bërë me dije se mungesa e shqiptarit në takimin e vlefshëm për Javën e 11-të ka qenë për shkak dëmtimi. “Gjatë kontrolleve të kryera ndaj Rei Manaj, i cili mbeti i dëmtuar në pjesën e fundit të ndeshjes të luajtur në transfertë me Adana Demirspor në javën e 10-të të Superligës, u konstatua një dëmtim muskulor”, thuhet në deklaratën e bërë nga klubi.

Dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë të vlefshme për Ligën B të Ligës së Kombeve do të mbahen me 16 nëntor (Shqipëri-Republikë Çeke) dhe 19 nëntor (Shqipëri-Ukrainë).

Teilen: