Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, rrezikon të mungojë në ndeshjet e nëntorit për shkak të dëmtimit në muskul.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk, Sivaspor, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Gjatë kontrolleve të kryera ndaj lojtarit tonë Rei Manaj, i cili mbeti i dëmtuar në pjesën e fundit të ndeshjes që luajtëm jashtë vendit me Adana Demirspor në javën e 10-të të Superligës Trendyol, u konstatua një dëmtim në muskulin e tij”, thuhet në deklaratën e bërë nga klubi.
Kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet vendimtare të vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve ndaj Çekisë më 16 nëntor dhe Ukrainës tre ditë më pas.