• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dënimi i Tiranës nga Disiplina, trajneri Shkëmbi: Nuk është e drejtë, kemi shpresa tek Apeli

02/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri Bledi Shkëmbi ka folur në prag të ndeshjes që Tirana do të luajë kundër Egnatias. Ky takim zhvillohet nesër në orën 14:00 në Rrogozhinë.

Shkëmbi e nisi duke folur për dënimin e Disiplinës, që ka përjashtuar tifozët e Tiranës nga stadiumet për pjesën e mbetur të këtij sezoni, për shkak të incidenteve në Klasiken me Vllazninë.

“Nuk e prisnim, është diçka që patjetër ne si skuadër, por dhe klubi mendoj që do e vuajë. Mendoj se nuk është e drejtë. Patjetër që për ato tifozë që e bënë duhet të dënohen, por që të dënohen një klub apo gjithë tifozëria për dy apo tre persona nuk mendoj se është e drejtë.

Kemi shpresë tek Apeli që ndoshta do të ketë një reflektim. Unë dhe klubi jam i bindur që jemi kundër për atë që ndodhi, por të mbajnë përgjegjësi ato individë që e bënë, jo pjesa e shëndoshë e tifozërisë.

Skuadra duhet ta ketë tifozërinë, futbolli luhet për tifozët. Ne ndjejmë përgjegjësinë se mendoj nuk kemi bërë maksimumin për t’i kënaqur, klubin dhe tifozët, do dëshironim t’i kishim në çdo ndeshje për të qenë afër nesh. Për të bërë mirë, futbolli dhe ndeshjet janë të bukura vetëm nëse ka tifozë”, u shpreh Shkëmbi.

Next Post

UEFA kërcënon me padi nëse e akuzojnë për ndikim në votimet e ‘Topit të Artë 2024’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.