Tuesday, 1. September 2026
Sport

E bujshme: Xavi pritet të merr drejtimin e gjigantit italian

GS 02/11/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri spanjoll, Xavi Hernandez, është i lidhur së fundmi me disa skuadra, pas aventurës së tij tek Barcelona.

Ditët e fundit u raportua se Xavi do të ulet në stolin e Manchester United, por Djajtë e Kuq vendosën ti besojnë portugezit Ruben Amorim.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Xavi ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.

Fonseca është pranë shkarkimit dhe Rosonerët janë në kërkim të një trajneri të ri. Xavi është emri i fundit që ka përfunduar në orbitën e drejtuesve kuq e zi.

Teilen: