• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flick, si Simeone: Do ta pezulloja këtë javë, por vendos La Liga

02/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores në “El Clasico”, ndaj Real Madridit (0-4), Barcelona tani ka gjashtë pikë epërsi ndaj rivalëve të saj nga kryeqyteti spanjoll. Megjithatë, trajneri i katalanasve, Hansi Flick, refuzoi të pranonte se skuadra e tij është favorite për të fituar titullin:

“Ne, favoritë? Është një rrugë e gjatë. Shumë gjëra mund të ndodhin. Jemi në një moment të mirë, ky është plani ynë. Shpresojmë që tifozët të na mbështesin.”

Për tragjedinë që po rrënon rajonin e Valencias, trajneri gjerman vlerësoi se dita e ndeshjes duhet të pezullohet: “Nuk është e lehtë të marrësh një vendim se çfarë të bësh. Diçka e ngjashme ka ndodhur tre vjet më parë në Gjermani. Ne i mbështesim ata, por është një çështje që ka të bëjë me La Ligën.

Nëse do të mund të vendosja, ndoshta do ta pezulloja ndeshjen, sepse është një tragjedi për Valencian dhe për Spanjën”, tha ai.

Së fundi, Flick analizoi mungesat e skuadrës së Barcelonës dhe konfirmoi se Ronald Araújo dhe Eric García janë afër përfundimit të procesit të rikuperimit: “Araújo? Ne nuk i bëjmë presion që të kthehet, ai është mirë, po rikuperohet mirë, por nuk kemi nevojë t’i bëjmë presion. Ishte një dëmtim i rëndë dhe ne duhet të kujdesemi për të. Ai po stërvitet me intensitet.”

Eric García mendoj se do të kthehet pas pauzës së kampionatit. Ne duhej të merrnim vendimin për ta mbajtur atë jashtë grupit stërvitor. Është e rëndësishme që klubi t’i ketë të gjithë në dispozicion. Kur kjo ndodh, duhet ta menaxhosh situatën në mënyrë të ndershme,” e mbyll Flick.

Barcelona do të luajë të dielën ndeshjen derbi përballë Espnyolit në orë 15:15.

 

Next Post

Nations League/ Alarm te Kombëtarja, dy titullarët “kuqezi”në dyshim për sfidat e nëntorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.