Tuesday, 1. September 2026
Sport

Premier League/ Hap fals i “Qytetarëve”, Liverpool merr kreun pas disfatës së Manchester City

GS 02/11/2024 1 Min. Lesezeit

Ishte një “rrokadë” simpatike, për vendin e parë të tabelës.

Liverpool e Manchester City po garojnë “kokë më kokë” këtë sezon, për titullin shumë të lakmuar, të Premier League, me “Të Kuqtë” e Arne Slot, që kanë përfituar nga një gafë e “Qytetarëve”, duke marrë sërish vendin e parë të renditjes.

Kështu, në “Anfield Road”, Liverpool ka bërë gjithçka mirë ndaj “Pulëbardhave” të Brighton, duke përmbysur gjithçka me Cody Gakpo e Mohamed Salah, pas golit të Ferdi Kadioglu, në pjesën e parë, duke shkuar kështu në vendin e parë të renditjes, me 25 pikë.

Menjëherë poshtë tyre, vijnë “Qytetarët” e Manchester City, të cilët u mundën me rezultatin 2-1, në transfertën e “Qershive” të Bournemouth, me golin e Josko Gvardiol, që nuk mund të përmbyste rrjetat e Semenyo dhe Evanilson, duke zbritur kështu në vendin e dytë të tabelës, me 23 pikë. /i.m /abcnews.al

Teilen: