Myrto Uzuni duket se është i abonuar me golin në La Liga2, por këtë herë finalizimi i tij nuk i vlejti për asgjë Granadas.
Skuadra andaluziane u mposht 2-1 nga Zaragoza në kuadër të javës së 13-të, me Uzunin që realizoi golin e fundit të takimit, gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Në fak, ishte një perlë e vërtetë nga sulmuesi kuqezi, gol që u shkon për shtat lojtarëve të mëdhenj.
Për Uzunin ky ishte goli i gjashtë në kampionat, vetëm dy më pak se kryegolashënuesi Suarez i Almerias.
Forma që po shfaq Uzuni është një lajm shumë i mirë për Kombëtaren Shqiptare, që ka dy takimet vendimtare në Nations League përballë Çekisë dhe Ukrainës, në “Air Albania”.