Thursday, 28. May 2026
Sport

VIDEO/ Goli i Reijnders vlen tri pikë, Milani ‘harron’ disfatën me Napolin

GS 03/11/2024 1 Min. Lesezeit

Milani kthehet te fitorja në Serinë A dhe këtë e bën në fushën e Monzas me rezultatin minimal. Golin që vendosi ndeshje e realizoi Reijnders në pjesën e parë. Për kuqezinjtë ishte fitorja e pestë në kampionat.

Milani e mbyll në epërsi të një goli pjesën e parë të ndeshjes me Monzan në transfertë. Në minutën e 44-t, kur të gjithë po prisnin momentin që kryesori të vërshëllente për përfundimin e fraksionit të parë, Reijnders arrin të shtyjë topin drejt rrjetës, 0-1.

Monza – Milan 0-1

Një gol që vjen në momentin e duhur për kuqezinjtë, që e menaxhuan me kujdes lojën gjatë pjesës së dytë.

 

Teilen: