• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat e Mançester United – Chelsea, “Djajtë”, 8 gola pas 9 javësh

03/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo do të jetë ndeshja e parë në kampionat për Mançester United që prej shkarkimit të Erik ten Hagut nga stoli të hënën e shkuar.

Drejtimin provizor të stolit të “Djajve” e ka marrë asistenti i tij Rud van Nistelroi, deri sa të vijë trajneri i Sportingut, Ruben Amorim.

– Rud van Nistelroi debutoi në stolin e Mançester Unitedit në Kupën Karabaoi të mërkurën, ndërsa skuadra e tij mposhti Leicesterrn me rezultatin 5-2.

– Ndeshja e fundit në “Old Trafford” midis Mançester Unitedit dhe Çelsit u luajt në dhjetor të vitit të kaluar, ku Skot MekTominej shënoi dy herë në fitoren 2-1 të “Djajve”.

– Junajtid renditet në vendin e 14- të në klasifikimin e Premier Ligës, megjithëse mund ta ngushtojnë diferencën me Çelsin në tri pikë me një fitore të dielën.

– Ndërsa kanë shënuar vetëm 8 gola në 9 ndeshjet e para të Premier Ligës këtë sezon, Mançester United është vetëm një nga pesë skuadrat që nuk e ka arritur ende kuotën e 10 golave në sezonin 2024-25 të Premier Ligës: të tjerat janë Njukasëlli, Kristal Palasi, Sauthemptoni dhe Ipsuiçi.

– Mançester United-Chelsea është një përballje që prodhoi pesë barazime mes tetorit 2020 dhe tetorit 2022, por betejat e fundit të një klasikeje britanike kanë qenë më shumë argëtuese, ndërsa “Djajtë e kuq” fituan 4-1 në “Old Trafford” në sezonin 2022-23, përpara se Chelsea të triumfonte 4- 3 në “Stamford Bridge”, në një prej ndeshjeve më të bukura të sezonit 2023-24.

Next Post

Dëmtimi i Asllanit kthehet në çështje, Interi nuk vlerësoi si duhet shkalën e dëmtimit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.