Thursday, 28. May 2026
Sport

Shpendi në superformë, vjen goli i 7-të sezonal në Serinë B

GS 03/11/2024 1 Min. Lesezeit

Kristian Shpendi vazhdon të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të shënojë gola të rëndësishëm për skuadrën e tij javë pas jave.

Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Serinë B, duke shënuar golin e avantazhit për Çezenën në sfidën ndaj Sudtirol (ndeshja po luhet dhe aktualisht rezultati është 1-0).

Ky është goli i 7-të sezonal në kampionat për Shpendin, që tashmë konsiderohet si një nga sulmuesit më të talentuar të këtij turneu.

Teilen: