• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drita mposht Suharekën, Kryeziu i jep tri pikë Prishtinës përballë Ferizajt

03/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drita e Gjilanit fitoi 1-2 në fushën e Suharekës në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës. Në fakt, vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke gjetur golin të parët në minutën e 28-të, kur Mevlan Zeka shënoi për 1-0.

Pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Salifu Ibrahim që shënoi për 1-1. Ky gol i bëri mirë Dritës, që nisi sulmet në pjesën e dytë. Albert Dabiqaj shënoi golin e epërsisë për 2-1 në minutën e 66-të të takimit.

Edhe pse dy skuadrat tentuan të shënonin deri në fund nuk ndryshoi rezultati.

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Ferizajt me rezultat 1-0. Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen, ku kishin rast shumë të mirë me Albin Krasniqin, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri.

Me të filluar pjesa e dytë, Jean Michel Cavalli bëri disa zëvendësime, që dolën të goditura.

Leotrim Kryeziu kaloi në epërsi skuadrën e Prishtinës kur shënoi për 1-0 në minutën e 61-të.

Ferizaj kishte mundësi me Sokol Kiqinën në minutën e 93-të, por ai fillimisht e qëlloi shtyllën, e pas topit të kthyer, gjuajti mbi portë.

Me këtë fitore Prishtina tani në 11 ndeshje të luajtura i ka 19 pikë, ndërsa Ferizaj mbetet në pozitën e tetë me 14 pikë.

Next Post

Nëntori “kuq e zi”/ Shqipëria do të luajë sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, Kombëtarja pret më 16 dhe 19 të këtij muaji Çekinë e Ukrainën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.