Çdo ndeshje i afron edhe më shumë me titullin kampion, pavarësisht se kanë kaluar vetëm 12 javë nga fillimi i këtij edicioni të LaLiga.
“Katalanasit” e Barcelona kanë arritur të sigurojnë fitoren e radhës në elitën e futbollit spanjoll, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë arritur të triumfojnë 3-1 në derbin e Katalunjës, ndaj “Bardhebluve” të Espanyol, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit.
Protagonist absolut ishte i rikthyeri nga dëmtimi Dani Olmo, me “fantazistin” spanjoll, i cili u rikthye me dopietë në sfidën e tij të parë si titullar, me “Katalanasit” pas dëmtimit, teksa arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutat 12’ e 31’, ndëra Raphinha për djemtë e Hansi Flick dhe Javi Puado për miqtë vulosën rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Fat të keq pati “shtatlarti” i mbrojtjes së Kombëtares sonë, Marash Kumbulla, i cili u dëtyrua të linte fushën i dëmtuar në minutën e 40’-të.
Ndërkaq, falë këtij triumfi të madh, Barcelona ngjitet në kuotën e 33 pikëve, duke krijuar tashmë një shkëputje prej 10 pikësh me vendin e dytë të Real Madrid, ndërsa “Bardheblutë” e Espanyol mbeten në vendin e 17-të të renditjes me 10 pikë. /i.m /abcnews.al