Thursday, 28. May 2026
Sport

Skocia në “dashuri” me Nedim Bajramin, ylli kuqezi realizon një tjetër gol vendimtar për Rangers

GS 03/11/2024 1 Min. Lesezeit

Nedim Bajrami është padiskutim idhulli i ri i tifozerisë së Rangers në Skoci. Ylli kuqezi ka treguar sërish vlerat në ishull, duke realizuar një tjetër gol mjaft të rëndësishmë për skuadrën e Rangers.

Bajrami shënoi golin e dytë dhe atë të fitores përballë Motherwell në ndeshjen e Kupës, ku skuadra e Rangers përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, pasi vendasit e mbyllën të parën në avantazh.

Në minutën e 81-të të ndeshjes Bajrami mori një top në afërsi të zonës dhe me të majtën e kaloi topin mbi portierin, duke i dhënë në këtë mënyrë skuadrës së Rangers kalimin për në fazën tjetër të kupës.

Teilen: