Tuesday, 1. September 2026
Sport

VIDEO/ Katër lojtarë shqiptarë dëshmitarë, tifozët e Legias së Varshavës i vënë “flakën” stadiumit me mijëra flakadanë

GS 04/11/2024 1 Min. Lesezeit

Tifozët e Legias së Varshavës njihen për spektaklin që dhurojnë në tribunë. Koreografitë si dhe ndezja e flakadanëve në masë janë çfarë e dallojnë në Europë.

legia

Dje ishte sfida e radhës ku dhuruan “show”. Legia luajti kundër Uidzeu Lodz, sfidë që e fitoi 2 me 1. Te kundërshtarët e Legias luajtën titullarë Juljan Shehu dhe Lirim Kastrati, teksa Kreshnik Hajrizi ishte i gatshëm në stol.

Ndërkohë te Legia mori minuta në pjesën e dytë Jurgen Çelhaka. Kështu katër lojtarë shqiptarë ishin dëshmitarë të spektaklit në tribuna dje.

Spektakli me flakadanë: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: