• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trepça udhëton në Gjermani për duelin me Ludwigsburgun

04/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça të hënën ka marrë rrugën për në Gjermani për ndeshjen e radhës në kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit do të përballen me skuadrën e Ludwigsburgut, ndeshje kjo e xhiros së parafundit të Grupit H, në të cilin Trepça i ka katër humbje në po aq ndeshje të luajtura deri më tani.

Në fakt, kjo është ndeshja e parafundit për Trepçën, e cila përballet javën e ardhshme në Skoci me skuadrën Caledonia Gladiators.

“Kjo është njëherësh ndeshja e parafundit ndërkombëtare për ne në FIBA Eurocup për këtë edicion, ku presim të paraqitemi sa më mirë dhe me angazhim për të përfaqësuar klubin sa më denjësisht në ndeshjet e mbetura, si dhe për t’i kënaqur bashkatdhetarët tanë që presim të jenë në numër shumë të madh për të përkrahur Trepçës në palestër dhe gjithashtu të gjithë tifozët nëpërmjet ekraneve televizivë”, ka shkruar Trepça në njoftim.

Në ndeshjen e parë të luajtur në Mitrovicë para tri javësh, Ludwigsburgu triumfoi me rezultatin 70:57.

Trepça është ekipi i vetëm pa fitore në grup, të cilit i prinë Ludwigsburgu me 7 pikë të mbledhura pas katër ndeshjeve të luajtura deri më tani.

Next Post

Ardian Ismajli alternativë, drejtori i Juventusit me ide të qarta: Në janar dua patjetër mbrojtës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.