• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti, përballë së shkuarës: E veçantë për mua, Milani shumë i rrezikshëm në sulm

04/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të ndeshjes kundër Milanit në Champions League, e vlefshme për raundin e katërt të fazës së kampionatit, trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, foli për Sky Sport, duke u nisur nga shija e veçantë që do të ketë ndeshja për të, pasi ka pasur një përvojë të jashtëzakonshme si futbollist dhe trajner i “Djallit”.

“Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, për të kaluarën time, por praktika thotë se do të jetë një ndeshje shumë e mirë”.

Çfarë Milani keni parë së fundmi?

Ata nuk e nisën mirë, por janë një skuadër shumë e rrezikshme, sepse kanë cilësi në sulm dhe kanë shumë potencial. Ndoshta nuk kanë mundur t’i nxjerrin të gjitha, do të jetë një ndeshje e vështirë.

Moment i veçantë për Realin pas ndalesës në La Liga për shkak të ndeshjes së shtyrë me të drejtë ndaj Valencias dhe pas ngjarjeve të Topit të Artë. A do të jetë një hakmarrje pas asaj që ndodhi në Paris?

Jo. E vërteta është se ne jemi të trishtuar për atë që ndodhi në Spanjë, diçka e pabesueshme ka ndodhur.

Çfarë lloj Real Madridi do të shohim me Milanin?

Nuk kemi pasur një identitet të qartë, por duam ta kemi një të tillë, duke u përpjekur ta përshtatim lojën me lojtarët që kemi. Nuk kemi bërë më të mirën deri më tani. E kemi pasur më të vështirë se sa pritej.

 

Next Post

Hakërrimi i Casemiros ndaj Garnachos, Amorim duhet të luftojë përçarjen te “Djajtë e Kuq”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.