• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muhadri e Bashkimit, sërish më e mira e xhiros

04/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapitenia e Bashkimit, Aulona Muhadri për herën e dytë këtë sezon është shpallur basketbollistja më e mirë e xhiros së elitën e basketbollit kosovar.

Muhadri është shpallur “MVP” i xhiros së katërt, çmim të cilin e fitoi edhe në xhiron e parë në Superligën e femrave, ka bërë të ditur FBK-ja, të hënën.

Muhadri kontribuoi me 16 pikë, 10 kërcime e 2 asistime në fitoren e Bashkimit ndaj Penzës 73:67, në derbin e xhiros së katërt.

Për Bashkimin, kjo është fitorja e katërt në po aq ndeshje të luajtura dhe mbetet ekipi i vetëm pa humbje në Superligën  e femrave.

Statistikat e Muhadrit e kanë përfshirë atë edhe në ekipin më të mirë të xhiros, pjesë e së cilit është edhe bashkëlojtarja e saj, amerikania Caterrion Thompson që regjistroi 21 pikë, 9 kërcime e 6 asistime.

Vend në pesëshen e xhiros kanë zënë edhe Veronika Lubinets e Taylor Willard e Pejës 03, si dhe Aliana Rice e Prishtinës.

Liubinetes pati 17 pikë, 18 kërcime e 2 asistime kurse Ëillard shtoi 17 pikë, 2 kërcime e 5 asistime në fitoren e Pejës 03 kundër Junior 06 me shifrat 64:60.

Ndërkohë, amerikania Rice me 24 pikë, 14 kërcime e 7 asistime udhëhoqi Prishtinën drejt fitores së parë këtë sezon, duke e mposhtur Trepçën me shifrat 79:75.

Next Post

Statistikat e Jamal në moshën e debutimit të Mesit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.