Bledi Shkëmbi dhe Tirana ndajnë rrugët.
Pas vetëm 12 ndeshjesh në Superligë, trajneri korçar i jep fund përvojës në stolin e bardhebluve.
Vetë trajneri ka pranuar për mediet se e ka mbyllur me klubin më të titullar në vend,
Vetëm 11 pikë në 12 javë kampionat janë shumë pak për një ekip që lufton gjithmonë për trofetë madhorë.
Këtë paradite trajneri Shkëmbi është paraqitur në stërvitjen e skuadrës dhe është larguar pas pak minutash. Mes Tiranës dhe tij ka ndodhur një zgjidhje e marrëveshjes me konsensus dhe diçka e tillë pritet të konfirmohet zyrtarisht nga klubi, me presidentin Refik Halili që po bën një mbledhje me skuadrën, pa praninë e Shkëmbit.
Mësohet se vetë trajnerit i është komunikuar shkarkimi dje (e hënë) në mbrëmje nga Grent Halili. Pika që mbushi gotën ishte humbja gjatë fundjavës së lamë pas kundër Egnatias në Rrogozhinë.