Monday, 31. August 2026
Sport

VIDEO/ Hodhën kokën e derrit në fushë, arrestohen tifozët

GS 05/11/2024 1 Min. Lesezeit

Corinthians dhe Palmeiras është një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin botëror dhe sa herë përplasen dy skuadrat, realisht ndodh gjithçka.

Ndeshja gjatë mbrëmjes së kaluar, e fituar 2-0 nga vendasit dhe e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A braziliane, nuk bëri përjashtim,

Ngjarja e “e veçantë” u shënuar rreth gjysmë ore pas nisjes së takimit, kur rezultati ishte ende 0-0. Një kokë derri u hodh në fushë nga sektori i pushtuar nga tifozët e Corinthiansit.

Derbi u ndërpre për pak kohë pasi një nga lojtarët në fushë hoqi objektin makabër nga fusha. Sipas “Globo”, oficerët identifikuan dy tifozët që hodhën kokën e kafshës: ata u arrestuan me akuzën e nxitjes së dhunës.

Image

 

Teilen: