Pas 7 pikëve në tri ndeshjet e para, Interi pret në San Siro Arsenalin, i cili nuk po kalon një moment të mirë të formës, por gjithmonë ka dalë mirë në Champions League. “Do të përballemi me një ekip që është ndër më të mirët në Evropë, me një trajner të madh”, shpjegoi Simone Inzaghi në konferencën për shtyp.
“Nëse e sheh Arsenalin mes 100 skuadrave, pa e ditur emrin, e njeh. Ata diskutuan dy titujt e fundit anglezë pikë për pikë me Manchester City-n. Nuk po mendoj për Napolin, Arsenali është prioriteti ynë, ata janë një nga më të fortët në Evropë, ndër favoritët së bashku me Real Madridin, Cityn dhe Bayernin”.
“Premier League? Nuk e mohoj që ka pasur mundësi, jo vetëm te Interi, por edhe kur isha te Lazio. Por tani ndihem shumë rehat këtu. Më pëlqen, më intrigon, por tani jam te Interi, një nga skuadrat më të mira në Evropë”.