Monday, 31. August 2026
Sport

Tirana zyrtarizon largimin e trajnerit Shkëmbi

GS 05/11/2024 1 Min. Lesezeit

Tirana ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Sipas bardhebluve, palët kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin mes tyre. Në këtë sezon të Superiores, nën drejtimin e Shkëmbit, skuadra bardheblu ka arritur vetëm një fitore, tetë barazime dhe tre humbje.

Njoftimi i klubit:

KF Tirana njofton largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Klubi dhe trajneri kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin. Shkëmbi është ndarë duke u përshëndetur me skuadrën dhe stafin teknik. KF Tirana e falënderon trajnerin për kontributin e tij si dhe vlerëson punën e bërë përgjatë qëndrimit të tij në kampin bardh’e blu.

 

Teilen: