• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Del Piero kujton natën magjike kur tifozët e Realit në ‘Bernabeu’ u ngritën në këmbë për ta duartrokitur

05/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janë të paktë ata lojtarë të cilët si kundërshtarë kanë marrë duartrokitjen nga stadiumi “Santiago Bernabeu” gjatë një ndeshje kundër Realit.

Një prej tyre është Alesandro Del Piero, i cili ishte protagonist absolut i fitores 2-0 të bardhezinjve të Juventusit në 5 nëntorin e vitit 2008 në Ligën e Kampioneve.

Del Piero shënoi dy gola në atë ndeshje duke dhënë provë të aftësisë së tij dhe në momentin kur doli nga fusha, i gjithë stadiumi u çua në këmbë për ta përshëndetur.

Sot, ish-futbollist ka vizituar përsëri stadiumin legjendar si opinionist për “Sky Sport” për ndeshjen që luan Reali ndaj Milanit në të njëjtin turne.

“Është e jashtëzakonshme për mua të kthehem këtu dhe kujtoj momente të tilla. Ky është një stadium historik në këndvështrime të ndryshme. Ishte diçka e bukur kur më bënë duartrokitjen, tani kam kënaqësinë që të përjetoj edhe më shumë Madridin. Një natë specialë, nga shumë pikëpamje.

Si kundërshtar e dije që përballeshe me historinë, por edhe me një klub gjigant të së tashmes, ka një raport special të kësaj skuadre me këtë trofe. E ndjejnë që netët e Champions janë të ndryshme nga ato të kampionatit, duket sikur telashet kalojnë, problemet zhduken për një orë e gjysmë. Dhe këtu të shkatërrojnë. Por dua ta kujtoj atë ditë në të cilën Juventusi erdhi këtu dhe fitoi”, tha Del Piero.

 

Next Post

“Gjigantët” anglezë zbresin në fushë, publikohen formacionet e sfidave Liverpool-Leverkusen e Sporting-Manchester City

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.